Vdes pas sulmit me armë ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe
Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vdekur pas sulmit me dy plumba, sipas medieve japoneze.
Abe u qëllua dy herë me armë përderisa ishte duke mbajtur një fjalim zgjedhor. Sulmuesi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Sipas raportimeve, Abe u qëllua në qafë dhe në shpinë dhe ishte në gjendje të rëndë që nga momenti i sulmit, duke pësuar arrest kardiak e pulmonar.
Udhëheqës të shumtë botërorë reaguan për sulmind ndaj Abe-s, përfshirë kryediplomatin amerikan, Anthony Blinken, e kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese.
Shinzo Abe ishte kryeministri me kohën më të gjatë në pushtet në Japoni. Ai u tërhoq nga posti në vitin 2020 për shkak të gjendjes së dobët shëndetësore.

