Vdes në moshën 81-vjeçare kardinali famëkeq George Pell
Pas disa komplikimeve nga një operacion, ka vdekur në moshën 81-vjeçare, Kardinali George Pell, ish-kryepeshkopi katolik i Melburnit dhe Sidneit.
Pell, ishte ministri më i lartë i financave i Vatikanit përpara se të largohej nga detyra në vitin 2017, për t’u përballur më një gjyq në Australi, i akuzuar për abuzim seksual me fëmijë.
Në vitin 2018, Pell ishte dënuar për ngacmimin e dy djemve adoleshentë të korit në sakristinë në Katedralen e Shën Patrikut, ndërsa ishte kryepeshkop i Melburnit në vitin 1996. Megjithatë, ai gjithmonë kishte këmbëngulur në pafajësinë e tij dhe në vitin 2020, pas një apeli, dënimi i tij ishte anuluar me një vendim unanim nga Gjykata e Lartë.
Pak ditë para vdekjes së tij, Pell mori pjesë në funeralin e Papa Benediktit XVI.
