Vdes foshnja e shtatzënës izraelite që u vra para dy javësh në Bregun Perëndimor - NACIONALE

Vdes foshnja e shtatzënës izraelite që u vra para dy javësh në Bregun Perëndimor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Foshnja e izraelites shtatzënë, Tzeela Gez, e cila u qëllua për vdekje gjatë një sulmi palestinez në pjesën veriore të Bregut Perëndimor më herët këtë muaj, vdiq të enjten në mëngjes në spital, njoftoi Këshilli Rajonal Samaria.

Gez u qëllua për vdekje gjatë kohës kur po voziste drejt spitalit me bashkëshortin e saj për të shkuar në lindje natën e 14 majit. Ajo ishte dërguar me urgjencë në spitalin “Beilinson” në Petah Tikva pas sulmit dhe foshnja e saj ishte lindur me prerje cezariane, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Foshnja, të cilës nga babai javën e kaluar i ishte vënë emri Ravid Haim, sipas dëshirës së nënës së saj, ishte në gjendje serioze që nga lindja dhe vdiq të enjten në mëngjes në spital pavarësisht nga përpjekjet e ekipit mjekësor për ta shpëtuar djalin e vogël.

Meital Ben Yosef, kryetar i vendbanimit Bruchin, ku jeton familja Gez, tha se komuniteti është “në dhimbje dhe në zi” pas vdekjes së foshnjës.

“Një foshnjë që duhej të lindej dhe të hynte në këtë botë me gëzim të madh e pritje të mëdha, e mori frymën e fundit këtë mëngjes, pasi u tung mes jetës e vdekjes që nga dita kur u lind, saktësisht para dy javëve” – tha Ben Yosef.

Disa orë pas vrasjes së gruas shtatzënë, ushtria izraelite vrau pesë militantë palestinezë. Disa udhëheqës izraelitë kishin bërë thirrje që qytezat palestineze të shkatërrohen.

Lajme të ngjashme