Vdekja e regjisorit amerikan dhe bashkëshortes, arrestohet djali i tij Nick - NACIONALE

Vdekja e regjisorit amerikan dhe bashkëshortes, arrestohet djali i tij Nick

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Nick Reiner është arrestuar nën dyshimin për vrasje pas vdekjes së prindërve të tij, regjisorit Rob Reiner dhe Michele Singer Reiner, sipas shefit të policisë në Los Angeles të ShBA-së, Jim McDonnell.

Nick, 32 vjeç, u dërgua në mbajtje të dielën në mbrëmje dhe shuma e caktuar për lirimin e tij me kusht është 4 milionë dollarë, sipas të dhënave zyrtare, raporton gazeta “The Guardian”.

Në këto të dhëna, Nick fillimisht akuzohej për “aktivitet bandash”, por nuk u dhanë hollësi. Të hënën. McDonnell konfirmoi se Nick është “arrestuar për vrasje” në lidhje me vdekjen e prindërve të tij.

McDonnell e cilësoi si “shumë tragjike” vdekjen e prindërve të Nick-ut dhe tha se hetuesit “punuan tërë natën në këtë rast” para se ta arrestonin të riun.

Nick u soll për t’u marrë në pyetje pak kohë pasi zjarrfikësit në Los Angeles iu përgjigjën një telefonate për ndihmë mjekësore në shtëpinë e çiftit në Brentwood në orën 15 e 30 minuta sipas kohës locale. Me të arritur, ata gjetën një burrë 78-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare të vdekur. Më vonë u vërtetua se bëhej fjalë për Rob dhe Michele reiner. Merret vesh se ata i gjeti vajza e tyre, Romy, e cila jeton në anën tjetër të rrugës.

Burimet brenda organeve të rendit i thanë gazetës “Los Angeles Times” se një anëtar i familjes ishte duke u intervistuar në lidhje me vdekjen e dy personave.

Nick-u është scenarist që më parë ka bashkëpunuar me babain e tij për filmin “being Charlie”, i mbështetur në përvojat e tij me varësinë dhe mungesën e strehës. Ai fillimisht e kishte filluar trajtimin për varësi nga drogat si adoleshent dhe ka thënë se ka qenë në process të rehabilitimit më shumë se 17 herë deri në kohën kur ishte 22-vjeç.

Lajme të ngjashme