Vazhdojnë luftimet në Sudan, 100 mijë persona largohen nga vendi - NACIONALE

Vazhdojnë luftimet në Sudan, 100 mijë persona largohen nga vendi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Kombeve të Bashkuara, 100,000 persona janë larguar nga Sudani që nga fillimi i luftimeve ndërmjet forcave rivale më 15 prill.

Zyrtarët kanë paralajmëruar për “shpërthimin” e një katastrofe të madhe, nëse luftimet nuk marrin fund së shpejti.

Bëhet e ditur se edhe 334 mijë persona të tjerë janë zhvendosur brenda Sudanit. Ndërkohë, luftimet janë duke vazhduar në kryeqytetin Khartoum, ndërmjet ushtrisë dhe paramilitarëve, përkundër një armëpushimi të arritur.

Po ashtu BBC raporton se janë duke vazhduar përpjekjet diplomatike, duke u munduar që të ulin të dy palët në tavolinën e negociatave.

Të martën, ministri i Jashtëm i Sudanit Jugor ka njoftuar se ushtria dhe RSF janë pajtuar “në parim” për një armëpushim shtatë-ditor nga 4 maji, duke premtuar të dërgojnë përfaqësues për bisedime.

Ndërkohë në një deklaratë të ardhur më pas nga i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Sudan, Volker Perthes, është thënë që të dy palët janë dakorduar për të negociuar një armëpushim “stabil dhe të vazhdueshëm”.

Bëhet e ditur se ndërmjetësuse në negociata mund të jetë Arabia Saudite, e nëse do të ndodhë zhvillimi i tyre ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy palëve që nga shpërthimi i luftimeve, ku deri më tani janë vrarë mbi 500 njerëz dhe 4 mijë të tjerë janë lënduar.

Lajme të ngjashme