Vazhdojnë luftimet e ashpra: Izraeli sulmon qindra objektiva të Hamasit në Gaza, detajet e fundit - NACIONALE

Vazhdojnë luftimet e ashpra: Izraeli sulmon qindra objektiva të Hamasit në Gaza, detajet e fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vazhdon të jenë të ashpra luftimet ndërmjet Ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit në Gaza,

Në mëngjesin e sotëm forcat mbrojtëse të Izraelit kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë thënë se i kanë sulmuar mbi 1 mijë objektiva në Gazë.

Ata kanë bërë të ditur se ka njerëz të armatosur brenda Hamasit që janë duke luftuar në tetë lokacione brenda Izraelit.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë dhënë një konferencë në mëngjes ku kanë thënë se kanë sulmuar rreth 1000 objektiva brenda Gazës.

Rreth 1,100 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Izrael dhe Gaza që nga fillimi i sulmeve të së shtunës

Në Gaza, sulmet ajrore kanë zhvendosur rreth 123,000 njerëz, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Korespodentja e The Guardian në Gaza, Hazem Balousha, ka bërë të ditur se situata është tepër e zbehtë dhe se predhat po iu kalojnë nga ndërtesat ku qëndrojnë.

“Shumë sulme, disa shumë afër shtëpisë time. Ushtarët po lëvizin rrugëve. Nuk kemi informacion se çka po ndodh pasi nuk ka internet dhe rrymë”, ka thënë ajo.

Të dhënat bëjnë të ditur se deri më tani 700 izraelitë janë vrarë, kurse 413 palestinezë, nga të cilët 78 fëmijë në Gaza.

Një skenar i keq do të ishte përfshirja e grupit të fuqishëm militant libanez, Hezbollah.

I parë si kërcënim i madh nga Izraeli, grupi mbështetet prej vitesh nga Irani dhe ka lidhje të ngushta me Hamasin.

Të dielën në mëngjes, Hezbollahu lëshoi një numër raketash dhe predhash në veri të Izraelit, por pa shkaktuar viktima.

“Nëse Izraeli dërgon trupa tokësore në Gazë ose bën diçka tjetër drastike, atëherë Hezbollahu mund të hapë një front në Liban dhe ta mbrojë vendimin e tij duke thënë se nuk ka zgjidhje, duhet ta mbrojë Palestinën”, tha për France24 Hussein Ibish, nga Instituti i Shteteve Arabe të Gjirit.

Izraeli ka një histori të gjatë armiqësie me Hamasin.

Ai luftoi me të në Gazë katër herë dhe kreu shumë operacione të tjera, duke shkaktuar qindra viktima palestineze.

Militantët e Hamasit lëshuan mijëra raketa kundër Izraelit, duke vrarë qindra izraelitë.

Izraeli e akuzon Hamasin për rrëmbimin e qytetarëve izraelitë dhe organizimin e protestave që kërcënojnë kufijtë e tij.

Hamasi dhe mbështetësit e tij, në anën tjetër, e akuzojnë Izraelin për shtypjen e palestinezëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre.

Ai udhëheq Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Hamasi në tërësi - ose në disa raste krahu i tij ushtarak - cilësohet si grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, si dhe nga fuqi të tjera.

Lajme të ngjashme