Vajza e zhdukur para gati katër vjetëve paraqitet vetë në stacionin e policisë në ShBA - NACIONALE

Vajza e zhdukur para gati katër vjetëve paraqitet vetë në stacionin e policisë në ShBA

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vajzë nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, që ishte zhdukur para gati katër vjetëve, është paraqitur në një stacion policor në Montana.

Mijëra informata janë paraqitur në FBI dhe në Qendrën për Fëmijë të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar që nga zhdukja e Alicia Navarros më 2019, raporton televizioni BBC.

Të martën, policia në qytezën e saj, Glendale, tha se vajza ishte paraqitur në një departament të policisë rreth 60 kilometra larg kufirit të Shteteve të Bashkuara me Kanadanë.

Kur Alicia u zhduk nga shtëpia e familjes më 15 shtator 2019, vajza atëherë 14-vjeçare kishte lënë një letër në të cilën shkruhej. “U largova. Do të kthehem, betohem. Më vjen keq.”

Megjithatë, nëna e saj kishte thënë se besonte që vajza ishte joshur për t’u larguar nga dikush me të cilin ishte njohur përmes internetit.

Në një konferencë për gazetarë, zëdhënësi i policisë në Glendale, Jose Santiago, tha se Alicia, tash 18-vjeçare, hyri e vetme në stacionin policor në Montana dhe e tregoi emrin e saj.

Ajo kërkoi ndihmë për ta larguar emrin e saj nga lista e të miturve të zhdukur, por dukej e sigurt, e shëndoshë dhe e lumtur, tha zëdhënësi policor.

Lajme të ngjashme