Ushtria izraelite thotë se ka nisur një valë të re sulmesh në Teheran
Ushtria izraelite thotë se ka filluar një varg të ri të sulmeve në mbarë kryeqytetin iranian, Teheran.
“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë filluar një valë shtesë të sulmeve që e kanë në shënjestër infrastrukturën ushtarake që i përket regjimit iranian në mbarë Teheranin” – tha ushtria në një deklaratë, raporton televizioni BBC.
Aty nuk u ofrua ndonjë informatë e mëtejme për ndonjë zonë specifike, por thuhet se hollësi të reja do të publikohen më vonë.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se gazetarët e saj ishin dëshmitarë të një shpërthimi të fuqishëm në Teheran mbrëmjen e së mërkurës.
Më herët, ushtria izraelite njoftoi se forca ajrore e saj kishte përfunduar një “sulm të gjerë” në një kompleks në lindje të Teheranit ku ndodheshin qendra të komandës dhe personel i sigurisë së brendshme.