Ushtria izraelite thotë se Hamasi ende mban peng 155 persona
Hamasi po mban 155 pengje pas sulmit të befasishëm ndaj Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, raporton CNN.
Përpjekjet vazhdojnë në disa fronte për lirimin e pengjeve. Trupat po punojnë për t'i kthyer pengjet "menjëherë" dhe "pa kushte", tha të dielën presidenti izraelit Isaac Herzog.
“Ne po bëjmë çmos, natyrisht, për të identifikuar fatin e tyre të saktë përmes burimeve të ndryshme, dhe ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar dënim të qartë dhe kërkesë për lirimin e pengjeve”, tha Herzog në një intervistë me Wolf Blitzer të CNN.
Herzog tha se është një “situatë e ndërlikuar” sepse Hamasi nuk “i bindet asnjë rregulli të ligjit ndërkombëtar humanitar në asnjë mënyrë apo format. Për vite të tëra, ata kanë mbajtur ushtarë izraelitë, trupa, qytetarë nga raundet e mëparshme, madje nuk kanë thënë asnjë informacion për fatin e tyre, vendndodhjen dhe se si ndihen.”
Ai tha se ka "një përpjekje të madhe ndërkombëtare" për të rikthyer pengjet dhe falënderoi veçanërisht ShBA-në për mbështetjen e saj.
Presidenti izraelit tha se disa nga pengjet kanë nevojë për mjekime dhe trajtim të veçantë, duke e quajtur situatën në lidhje me shëndetin e tyre "jashtëzakonisht të brishtë".