Ushtria izraelite thotë se ende ndodhet në Gaza, dalin pamje të tankeve - NACIONALE

Ushtria izraelite thotë se ende ndodhet në Gaza, dalin pamje të tankeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i forcave izraelite, Daniel Hagari, tha të shtunën se ushtria e vendit të tij është “duke avancuar nëpër fazat e luftës” në Gaza dhe se forcat tokësore janë duke kryer operacione në këtë enklavë.

“Forcat e këmbësorisë, me automjete të blinduara, inxhinieria dhe forcat e artilerisë po marrin pjesë në aktivitet, të shoqëruara nga zjarri i rëndë (nga ajri)”- tha Hagari, duke shtuar se “forcat janë ende në terren dhe vazhdojnë të luftojnë”.

Sipas këtij zyrtari, asnjë ushtar izraelit nuk është lënduar deri më tani gjatë operacionit të zgjeruar tokësor në Gaza, raporton gazeta "The Times of Israel".

“Jemi duke operuar sipas objektivave të përcaktuara për ne: duke e çmontuar Hamasin, duke i mbrojtur kufijtë dhe një përpjekje kombëtare për t’i kthyer pengjet”- tha ai.

“Të gjitha këto, së bashku, janë pjesë e gjykimit tonë, vlerësimeve tona, progresit tonë dhe vendimmarrjes. Do t’i marrim vendimet më korrekte operacionale, me këto objektiva si busull”- shtoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

“Sjellja e pengjeve në shtëpi është përpjekje kombëtare e rëndësisë më të lartë dhe të gjitha veprimet tona – operacionale e të inteligjencës – e kanë për qëllim realizimin e këtij objektivi”- tha më tej Hagari.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka publikuar pamje të forcave tokësore e tankeve duke operuar në Gaza natën e kaluar dhe të shtunën në mëngjes.

Lajme të ngjashme