Ushtria izraelite kryen sulm në portin Hodeidah të Jemenit - NACIONALE

Ushtria izraelite kryen sulm në portin Hodeidah të Jemenit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite e sulmoi të martën portin e Jemenit në Detin e Kuq, Hodeidah, raportoi televizioni “Al Masirah”, i lidhur me rebelët Houthi.

Sulmi ndodhi disa orë pasi Izraeli lëshoi një urdhër evakuimi për këtë port, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zëdhënësi ushtarak i grupit Houthi, Yahya Saree, tha se sistemet e mbrojtjes ajrore po merren me aeroplanët izraelitë që po i kryejnë sulmet.

Grupi Houthi, lëvizje politike dhe ushtarake që i ka nën kontroll pjesët më të populluara të Jemenit, kanë sulmuar anije në Detin e Kuq në atë që ata e përshkruajnë si solidarizim me palestinezët në Gaza.

Ata gjithashtu kanë hedhur raketa drejt Izraelit, shumica prej të cilave janë penguar. Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme në zonat e Jemenit që kontrollohen nga lëvizja Houthi, përfshirë portin jetik.

Në Gaza, Izraeli ka nisur një sulm tokësor që e kishte paralajmëruar për një kohë të gjatë ndaj Qytetit Gaza. Një ministër izraelit tha të martën se “Gaza po digjet”.

Lajme të ngjashme