UNHCR: Një barkë me 45 refugjatë është përmbytur afër Jemenit - NACIONALE

UNHCR: Një barkë me 45 refugjatë është përmbytur afër Jemenit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një barkë me të paktën 45 refugjatë u përmbyt afër brigjeve të Jemenit të mërkurën natën dhe vetëm katër persona kanë mbijetuar, tha të enjten agjencia e OKB-së për refugjatë në Jemen.

Barka u përmbyt për shkak të erës së fortë dhe mbingarkesës, shtoi kjo agjenci, duke thënë se ishte duke punuar me Organizatën Ndërkombëtare të Migrimit për t’u dalë në ndihmë të mbijetuarve dhe për të ofruar mbrojtje.

Nuk u dhanë hollësi të tjera për pjesën tjetër të refugjatëve, raporton agjencia “Reuters”.

Në qershor, të paktën 49 emigrantë vdiqën dhe 140 të tjerë u zhdukën, pasi barka me të cilën po lundronin dhe e cila ishte nisur nga Somalia me 260 persona në të u përmbyt afër brigjeve të Jemenit.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit, e cila mban shifra të emigrantëve që e kanë humbur jetën ose që janë zhdukur në rrugë migrimi, nga viti 2014 ka regjistruar 1.860 vdekje e zhdukje të emigrantëve përgjatë rrugës nga Afrika Lindore dhe Briri i Afrikës drejt vendeve të Gjirit Persik.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 97 mijë emigrantë arritën në Jemen në Briri i Afrikës vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme