Ukrainë: Dje 170 ushtarë rusë vdiqën në Bakhmut - NACIONALE

Ukrainë: Dje 170 ushtarë rusë vdiqën në Bakhmut

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ushtria ukrainase njoftoi sot se u kishte shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse në Bakhmut, një qytet i vogël në Ukrainën lindore që ka qenë skena e luftimeve të ashpra për muaj të tërë.

Rreth 170 ushtarë rusë vdiqën dje në luftimet për kontrollin e atij qyteti, tha këtë mbrëmje zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura, Serhij Sherevati.

Ai e përshkroi situatën si një "linjë prodhimi vdekjeje" dhe shtoi se të paktën 200 rusë të tjerë u plagosën. Moska nuk ka komentuar dhe situata në vijën e parë shpesh nuk mund të konfirmohet. /Nacionale/

Lajme të ngjashme