Ukraina thotë se Putini po dërgon forca speciale në Bakhmut - NACIONALE

Ukraina thotë se Putini po dërgon forca speciale në Bakhmut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Oleksandr Syrskyi, zyrtar i lartë ushtarak i Ukrainës, ka thënë se Rusia po dërgon më shumë forca për ta ndihmuar grupin “Wagner” në sektorin e rrethuar të Bakhmutit në kohën e shenjave të lodhjes.

Ai tha se Moska po dërgon forca speciale dhe njësite parashutistësh për ta ndihmuar sulmin ndaj Bakhmutit, pasi anëtarët e grupit “Wagner”, të cilët e kanë udhëhequr sulmin ndaj këtij vendbanimi, janë dërrmuar, raporton gazeta “Independent”.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse kanë bërë përparime të pasuksesshme në zonat në perëndim të Bakhmutit dhe se të paktën 10 qyteza e fshatra janë sulmuar nga forcat ruse, përfshirë Bakhmutin dhe Chasiv Yarin.

Pritet që forcat ukrainase të nisin një kundërsulm në javët e ardhshme, disa muaj pas luftës gërryese në lindje.

Rusia dështoi që të shënonte shumë përparim përmes një ofensive dimërore dhe trupat e saj kanë shënuar avancim të vogël e me kosto të lartë.

Pasoja të rënda në njerëz kanë pësuar edhe forcat ukrainase.

Lajme të ngjashme