Instituti amerikan ISW: Rusët po vazhdojnë të fitojnë terren në Bakhmut, Wagner-i po ua heq kokat ushtarëve ukrainas
Instituti për Studimin e Luftës (ISW), me seli në Uashington, ka raportuar se forcat ruse vazhduan që të shënonin përfitime territorial në dhe përreth Bakhmutit më 9 dhe 10 prill.
“Forcat ruse vazhduan që të shënonin fitore territorial në dhe përreth Bakhmutit më 9 dhe 10 prill – me gjasë duke vazhduar që të pësonin pasoja të konsiderueshme në njerëz, përderisa forcat e Wagner-it thuhet se po vazhdojnë që të kryejnë krime lufte, duke ua hequr kokat ushtarëve rusë në Bakhmut”- thuhet në përditësimin e ri të të dhënave të këtij instituti.
#Bakhmut Update:#Russian forces continued to make territorial gains in & around Bakhmut on Apr. 9 & 10—likely continuing to suffer significant casualties, as Wagner forces reportedly continue to commit war crimes by beheading 🇺🇦 servicemen in Bakhmut.https://t.co/w9uyAkUeuo https://t.co/Zok96eijcl pic.twitter.com/9YWbVvbNry
— ISW (@TheStudyofWar) April 11, 2023
ISW-ja raporton, gjithashtu, se forcat ruse kryen sulme të kufizuara tokësore përgjatë vijës Svatove – Kreminna, ndërsa i vazhduan përgatitjet për mbrojtje në rajonet Kherson dhe Zaporizhia.
Instituti amerikan thotë se zyrtarët rusë dhe autoritetet pushtuese po vazhdojnë që të dërgojnë fëmijë në Rusi nën petkun e skemave të evakuimit për arsye mjekësore, rehabilituese dhe vullnetare.
Ky institut raporton se udhëheqësi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, thuhet se është duke i çuar përpara aspiratat e veta politike, duke synuar që të fitojë kontroll të një partie politike në Rusi.