Ukraina thotë se ka zmbrapsur një sulm masiv rus me dronë - NACIONALE

Ukraina thotë se ka zmbrapsur një sulm masiv rus me dronë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtria ukrainase tha të shtunën se ka zmbrapsur me sukses një sulm të ri rus me dronë gjatë natës, por se rënia e copëzave ka shkaktuar ca dëme në kryeqytetin e vendit, Kiev.

Serhiy Popko, udhëheqës i administratës civile dhe ushtarake në Kiev, citohet të ketë thënë: “Këtë natë, agresori përsëri kreu një sulm masiv me dronë. Të gjitha caqet e zbuluara ajrore u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e mbrojtjes sonë ajrore. Asnjë sulm mbi Kiev nuk u krye.”

Copëzat e dronëve shkaktuan një zjarr në një ndërtesë banimi në distriktin Darnytskyi, por flaka u shua pa pasoja një njerëz, sipas zyrtarit ukrainas.

Copëzat shkaktuan ca dëme edhe në tri distrikte të tjera, sipas tij, por nuk pati raportime të menjëhershme për pasoja në njerëz.

Popko tha se ky ishte sulmi i njëmbëdhjetë ajror ndaj Kievit nga fillimi i majit, raporton gazeta “The Guardian”.

Në orën 12 e 45 pas mesnatës të shtunën, ushtria ukrainase tha se dronët ishin nisur drejt rajonit të Kievit.

Autoritetet raportuan për shpërthime atje, por edhe në qytetin Chernihiv, në verilindje të Kievit. Këshilli në ekzil i qytetit të pushtuar nga rusët, Mariupol, gjithashtu raportoi për shpërthime në vendbanimin që shtrihet në brigjet e Detit Azov.

Sipas ushtrisë ukrainase, sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktive në rajonet e Kievit dhe Chernihivit.

Lajme të ngjashme