Ukraina thotë se ka nevojë për sisteme raketash
Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se vendit i tij ka shumë nevojë për sisteme raketash për t'u përballur me artilerinë ruse, ndërsa u bëri presion aleatëve perëndimorë për armë të rënda në Forumin Ekonomik Botëror në Alpet Zvicerane.
Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se ai kishte ardhur në Davos në një "moment shumë të vështirë në vijën e frontit" ndërsa luftimet të ashpra janë duke u bërër në rajonin lindor të Donbasit.
"Beteja për Donbasin është shumë e ngjashme me betejat e Luftës së Dytë Botërore," u tha Kuleba gazetarëve pas bisedimeve me një mori zyrtarësh qeveritarë dhe drejtues biznesi.
“Disa fshatra dhe qytete nuk ekzistojnë më,” tha ai.
“Të gjitha u kthyen në rrënoja nga zjarri i artilerisë ruse, nga raketat ruse. Është shkatërruese.”
Rusia ia kalon Ukrainë në një numër armësh të rënda, por çekuilibri më i madh është me MLRS, bateritë e lëvizshme të raketave me rreze të gjatë veprimi, shtoi ai.
Forcat ruse të mërkurën goditën qytetin më lindor të Donbasit, i cili kontrollohet nga ukrainasit, që tani është në fokus të luftës tre mujore. Ky përqëndrim i sulmeve ruse rrezikon mbylljen e rrugës së fundit kryesore të arratisjes për civilët e bllokuar.
Pas dështimit për të kapur kryeqytetin e Ukrainës Kiev ose qytetin e saj të dytë Kharkiv, Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e plotë të Donbasit, i përbërë nga dy provincat lindore që Moska pretendon të marrë në emër të separatistëve.
Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga tre anët në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetin e Sievierodonetsk dhe Lysychansk. Rënia e tyre do ta linte të gjithë rajonin e Luhanskut nën kontrollin rus, një qëllim kyç i luftës së Kremlinit.
Uashingtoni dhe vendet evropiane kanë dhënë miliarda dollarë armë në Ukrainë për të ndihmuar forcat e armatosura të vendit të mposhtin pushtuesit rusë më të armatosur.
Por Kuleba tha se MLRS "është me të vërtetë arma për të cilën ne kemi shumë nevojë".
“Ato vende që po zvarriten me çështjen e pajisjes së Ukrainës me armë të rënda, duhet të kuptojnë se çdo ditë që kalojnë duke u hamendur, duke peshuar argumente të ndryshme, njerëzit vriten”.
Ukraina i ka kërkuar edhe Uashingtonit MLRS.