Ukraina tallet me turistët rusë në Krime
Ukraina ka tallur turistët rusë që pushojnë në Krime me një video. Videoja satirike është publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe i referohet shpërthimit në bazën ruse Saki në Krime.
Kujtojmë se nga shpërthimi u shkatërruan disa avionë rusë. Rusia tha se ishte një shpërthim municionesh, por nuk tha se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Ata nuk kanë konfirmuar asnjë humbje. Nga ana tjetër, Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
The Ministry of Defense of Ukraine warned Russians against abnormal heat in #Crimea
— Svitlana (@Vinrova) August 11, 2022
"We advise our esteemed #Russian guests not to visit the #Ukrainian Crimea, unless they want an uncomfortably hot summer vacation.#RussiaIsATerroristState #RussianWarCrimesInUkraine #UkraineWar pic.twitter.com/hVfhCAunUQ
"Unë mendoj se ushtarët rusë në këtë bazë ajrore thyen rregullin e tyre shumë të thjeshtë të njohur: mos pini duhan në vende të rrezikshme", tha Oleksiy Reznikov, ministri i mbrojtjes i Ukrainës.
Njoftimi ukrainas është pikërisht në këtë rrugë. "Përveç rasteve kur ata duan një pushim të pakëndshëm veror, ne i këshillojmë mysafirët tanë të çmuar rusë që të mos vizitojnë Krimenë e Ukrainës.
Sepse asnjë sasi kremi kundër diellit nuk do t'i mbrojë ata nga efektet e rrezikshme të pirjes së duhanit në zona jashtë kufijve", shkruajtën ukrainasit në Twitter së bashku me video. /Nacionale/