Ukraina raporton për tre civilë të vrarë nga sulmi rus me dron në Odesa - NACIONALE

Ukraina raporton për tre civilë të vrarë nga sulmi rus me dron në Odesa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre civilë u vranë gjatë një sulm rus me dron në Odesa të Ukrainës në orët e hershme të së shtunës, pasi mbetjet e një droni ranë në një bllok banesor, duke shkaktuar zjarr, tha ushtria ukrainase.

Sistemi i mbrojtjes ajrore në rajonin e Odesës rrëzoi tetë dronë të tipit “Shahed” dhe dy raketa gjatë sulmeve më të reja ajrore ndaj qyteteve ukrainase, tha një zëdhënëse e komandës ushtarake jugore, raporton agjencia "Reuters".

“Si rezultat i luftës në ajër, mbetjet e njërit prej dronëve ranë në një bllok banesor shumëkatësh, duke shkaktuar një zjarr”- tha në një deklaratë zyrtarja ushtarake, Natalia Humeniuk.

Shërbimet urgjente thanë se 27 persona, përfshirë tre fëmijë, janë plagosur, por se zjarri është shuar shpejt dhe se 12 persona janë shpëtuar nga ndërtesa.

Me sulme me dronë kohëve të fundit po përballen edhe civilët në Rusi. Të premten u raportua se në Voronezh të Rusisë është shpallur gjendje emergjente, pasi tre persona u lënduan nga sulmi me një dron në një bllok banesor. Ukraina zakonisht nuk e merr përgjegjësinë për sulmet brenda territorit rus.

Për të lexuar më shumë për këtë ngjarje, mund ta hapni artikullin e mëposhtëm:

Lajme të ngjashme