Ukraina: Ne filluam kundërsulmin e shumëpritur në rajonin Kherson - NACIONALE

Ukraina: Ne filluam kundërsulmin e shumëpritur në rajonin Kherson

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ukraina ka nisur një kundërofensivë të shumëpritur në jug të vendit, njoftoi komanda e saj ushtarake, siç raportohet nga The Guardian.

Televizioni publik ukrainas Suspilne citoi zëdhënësen e ushtrisë ukrainase Natalya Khumeniuk të ketë thënë: "Sot ne filluam veprimet sulmuese në drejtime të ndryshme, duke përfshirë rajonin Kherson".

Humeniuk nuk pranoi të jepte më shumë detaje rreth ofensivës së re, por tha se sulmet e fundit të Ukrainës në rrugët e logjistikës jugore të Rusisë "pa dyshim e dobësuan armikun". Ajo shtoi se më shumë se 10 depo municionesh ruse u goditën javën e kaluar. /Nacionale/

Lajme të ngjashme