Ukraina e mirëpret zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore të ShBA-së: E heshtën Medvedevin - NACIONALE

Ukraina e mirëpret zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore të ShBA-së: E heshtën Medvedevin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Andriy Yermak, ndihmës i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duket se po e shijon heshtjen e Rusisë pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvendosur dy nëndetëse bërthamore si kundërpërgjigje ndaj komenteve provokuese nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

“Në momentin që u shfaqën nëndetëset bërthamore amerikane... [Medvedevi] papritmas heshti. Rusia kupton vetëm një gjë: forcën” – tha Yermaku, shkruan gazeta “The Guardian”.

Emisari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, pritet ta vizitojë Rusinë të mërkurën ose të enjten për bisedime të reja para afatit të 8 gushtit të vendosur nga Trumpi për arritjen e armëpushimit në Ukrainë.

Të premten, nuk pati shenja se presidenti rus, Vladimir Putin, ishte i gatshëm që ta ndërronte mendjen, pasi përsëri tha se “kushtet qartazi mbeten të njëjta”, edhe pse pretendoi se mbështet
një paqe të qëndrueshme”.

Presidenti i Ukrainës bëri thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë, përderisa publikoi një video të sulmeve me dronë ndaj atyre që tha se ishin punëtorët të reagimit të parë dhe mjekë që po shkonin në vendin e ngjarjes pas sulmeve.

Sipas Zelenskyt, “bota ka fuqi të mjaftueshme për ta ndalur këtë dhe për t’i mbrojtur njerëzit”. “Ne llogarisim në vendime të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe bota në lidhje me sanksionet dytësore ndaj tregtisë së energjisë ruse dhe sektorit bankar të Moskës” – shtoi ai.

“Ukraina e pret zbatimin e secilës marrëveshje për fuqizimin e mbrojtjes që është arritur me partnerët e saj. Secila ditë e vonesës rezulton në humbje të njerëzve tanë” – paralajmëroi Zelensky.

Lajme të ngjashme