U arrestua në Shqipëri, dënohet me 11 mijë vite burg turku që mashtroi me kriptovaluta - NACIONALE

U arrestua në Shqipëri, dënohet me 11 mijë vite burg turku që mashtroi me kriptovaluta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faruk Fatih Özer, themelues i kompanisë së kripto-valutave Theodex, është dënuar nga Gjykata në Turqi në lidhje me mashtrimet miliona euro.

Ozer qe kishte ikur në Shqipëri, është dënuar me një dënim të pabesueshme. Gjykata e ka dënuar Ozerin me 11 mijë e 196 vite e 10 muaj e 15 ditë burgim, raporton gazeta e njohur turke “Cumhuriyet”.

Ndryshe Ozeri ishte arrestuar në Shqipëri dhe më pas ishte ekstraduar në Turqi, shtet i cili e kërkonte për mashtrime me miliona euro në dëm të qytetarëve turq, të cilët investuan në kripto-valutën e Ozerit.

Lajme të ngjashme