Twitter-i e padit Elon Musk-in për ta detyruar që ta blejë kompaninë - NACIONALE

Twitter-i e padit Elon Musk-in për ta detyruar që ta blejë kompaninë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i famshëm social, Twitter, e ka paditur miliarderin amerikan, Elon Musk, në përpjekje që ta detyrojë për ta blerë kompaninë sipas marrëveshjes së arritur më parë.

Veprimi vjen pas njoftimit të miliarderit se është tërhequr nga oferta e tij për ta blerë kompaninë për 44 miliardë dollar.

Ai ka pretenduar se Twitter- nuk i ka dhënë informata për numrin e llogarive të rreme në rrjet.

Tash, Twitter-i po kërkon nga një gjykatë në Delaware që ta urdhërojë Musk-in që ta çojë deri në fund marrëveshjen për blerje.

Në padi, miliarderi akuzohet për një listë të gjatë të shkeljeve të marrëveshjes së blerjes. Drejtori i Twitter-it, Bret taylor, tha se rrjeti i tij dëshiron “që ta mbajë përgjegjës Musk-in për detyrimet e tij kontraktuale”.

Në tekstin e padisë gjithashtu thuhet se Musk-i është zmbrapsur nga marrëveshja për shkak se ajo nuk i shërben më interesave të tij personale.

Vlera e aksioneve të Twitter-it ka rënë për më shumë se 8 për qind muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme