Turqia e gatshme për t’i marrë pacientët me kancer nga spitali i mbyllur në Gaza - NACIONALE

Turqia e gatshme për t’i marrë pacientët me kancer nga spitali i mbyllur në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Turqia është e gatshme që t’i marrë pacientët me kancer nga spitali “Miqësia Turko-palestineze” në Gaza, i cili doli nga funksioni të mërkurën për shkak të harxhimit të karburantit, tha të enjten ministry i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin X, Koca tha se nëse bëhet bashkërendimi i nevojshëm, Turqia është e gatshme që t’i marrë dhe t’i dërgojë në territorin e saj dhe t’ua vazhdojë trajtimin edhe pacientët me kancer, edhe të tjerët që kanë nevojë për ndihmë urgjente, raporton agjencia “Reuters”.

“Si Turqi... ne jemi të gatshëm për të ofruar çfarëdo dhe tërë ndihmën për vazhdimin e trajtimit të pacientëve me kancer, të cilët ishin liruar me forcë nga spitali për shkak të mungesës së burimeve”- tha ministri turk.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet përkatëse fatkeqësisht nuk kanë ndërmarrë nisma të mjaftueshme për t’i parandaluar sulmet ndaj spitalit. Shpëtimi i jetës së pacientëve tani është detyrë që nuk mund t’i iket”- shtoi ai.

Më herët, Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se planifikojnë që të trajtojnë një mijë fëmijë nga Gaza, pa treguar se si do të largoheshin ata nga enklava e izoluar për t’u dërguar në shtetin e Gjirit Persik.

Turqia deri më tani ka dërguar mbi 200 tonë ndihma humanitare dhe një ekip të personelit mjekësor në Egjipt për banorët e Gazës, ndërsa ka bërë ofertë edhe për ndërtimin e një spitali fushor afër pikëkalimit kufitar në Rafah.

Lajme të ngjashme