Turku s'e heq cigaren nga goja as poshtë rrënojave, pamje nga shpëtimi i një burri në Turqi
Ndërsa janë duke vazhduar përpjekjet e kërkim-shpëtimit në qytetet e goditura rëndë nga tërmeti i së hënës në Turqi, në rrjetet sociale vazhdimisht po qarkullojnë pamje nga momentet e shpëtimit të të ngujuarve poshtë rrënojave.
Një video sa e dhimbshme aq edhe komike është shpërndarë në Twitter, ku paraqitet një burrë më i moshur teksa nxirret nga rrënojat, duke mbajtur një cigare në gojë, ku sipas përshkrimit mbi pamjet, përkundër përpjekjve ekipi nuk ka mundur t’ia largojë burrit cigaren.
Bëhet e ditur se këto pamje janë marrë nga qyteti Adiyaman në Turqi, një mes qyteteve të goditura rëndë nga tërmetet që tashmë kanë lënë mbi 11,400 të vdekur në Turqi e Siri.
Afiyet olsun dayım benim vermiyor da sigarayı https://t.co/2SPXdymulV
— habbazzade (@habbazzade) February 8, 2023
