Trumpit i lejohet një ‘moment privat’ para arkivolit, Bidenin e ndihmojnë në shkallë: Këtu mund ta ndiqni funeralin e Papës
Ka nisur ceremonia mortore e Papa Françeskut, i cili vdiq të hënën në moshën 88 vjeçare. Liderë të shumtë botërorë po marrin pjesë, duke përfshirë këtu edhe presidentin e shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“The Telegraph” raporton se presidentit Trump dhe Zonjës së Parë u është lejuar pak kohë private para arkivolit të Papës, brenda sheshit të Shën Pjetrit.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamje të ish-presidentit amerikan, Joe Biden i cili u ndihmua që t’i kalojë shkallët.
Në anën tjetër, përpos Trump, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është parë në rendin e parë të pjesëmarrësve, transmeton Nacionale.
Ceremoninë mund ta ndiqni më poshtë:
Për t’i dhënë lamtumiren e fundit Papa Françeskut në shesh janë mbledhur mijëra pelegrinë, besimtarë dhe figura të njohura nga mbarë bota janë mbledhur.
Nga Kosova, në këtë ceremoni po marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në largim, Albin Kurti.