Trumpi thotë se bota është më e sigurt, më e pasur e shumë më paqësore se para një viti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se bota është “më e pasur, më e sigurt dhe shumë më paqësore se një vit më parë”. Ai i bëri këto komente me rastin e inaugurimit të Bordit të Paqes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Në ceremoninë e nënshkrimit për organizatën e re, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ajo do të jetë “njëra nga organet me më së shumti rezultate që është krijuar ndonjëherë në historinë e botës”, shkruan gazeta “The Guardian”.
Zyrtarët amerikanë e palestinezë gjithashtu e shfrytëzuan ceremoninë për të paraqitur një plan për hapat e ardhshëm rreth zzbatimit të armëpushimit në Gaza.
Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, paraqiti një plan për 100 ditët e ardhshme, përfshirë një rritje domethënëse të ndihmave, rehabilitimin e infrastrukturës thelbësre, si uji, rryma dhe ujërat e zeza, si dhe rindërtimin e spitaleve e furrave të bukës. Kushneri gjithsahtu paraqiti një hartë për Gazën e së ardhmes me një zonë neutral përreth kufirit me Izraelin, por si enklavë e bashkuar, e jo e ndarë siç është tani.
Në momentin më dramatic të ceremonisë, Ali Shaath, zyrtari palestinez që është zgjedhur për ta drejtuar administratën e përkohshme në Gaza, u shfaq përmes video-lidhjes dhe njoftoi se pikëkalimi kufitar mes Gazës dhe Egjiptit në Rafah do të rihapet javën e ardhshme për trafikun në të dyja drejtimet për herë të parë që nga maji i vitit 2024.
Duke e përshkruar Rafahun si linjë jete për Gazën, zyrtari palestinez tha: “Rihapja e [pikëkalimit] Rafahut sinjalizon se Gaza nuk është më e mbyllur për të ardhmen ose për botën.”
Duke iu drejtuar popullit të Gazës, Shaath shtoi: “Hap pas hapi, me disiplinë dhe vendosmëri, ne do të rindërtojmë një Gaza të aftë – e aftë për t’u mbështetur te vetja – dhe do ta ndërtojmë atë për t’u bërë qendër e lirisë, mundësive dhe paqes.”/Nacionale