Trumpi shpreson që Ukraina e Rusia këtë javë të arrijnë marrëveshje për fundin e luftës - NACIONALE

Trumpi shpreson që Ukraina e Rusia këtë javë të arrijnë marrëveshje për fundin e luftës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të dielën se shpreson që Ukraina dhe Rusia do të bëjnë një marrëveshje këtë javë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Shpresoj që Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë” – shkroi presidenti amerikan në rrjetin “Truth Social”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Të dyja pastaj fillojnë të bëjnë biznes të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë duke lulëzuar, dhe të bëjnë pasuri!” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trumpi i shkroi të dyja fjalitë me të gjitha shkronjat të mëdha, pra duke e shtypur pullën “Caps Lock” në tastierë, siç vepron shpesh.

Sidoqoftë, me gjasë duke u ngutur, miliarderi bëri edhe një gabim drejtshkrimor në një fjalë të shkurtër e të lehtë. Lidhëzen “dhe” në gjuhën angleze – “and” – e shkroi “amd”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një armëpushim të shkurtër për Pashkë. Sidoqoftë, Rusia dhe Ukraina më pas e akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.

Ushtria ukrainase raportoi për sulme ruse me dronë në disa rajone gjatë natës së kaluar, vetëm disa orë pas përfundimit të armëpushimit.

Forcat ajrore ukrainase lëshoi alarme për sulme ajrore për rajonet: Kiev, Kherson, Dnipropetrovsk, Cherkasy, Mykolaiv dhe Zaporizhia.

Lajme të ngjashme