Trumpi ia kthen ashpër Merzit të Gjermanisë: Ai s’di se për çfarë flet! - NACIONALE

Trumpi ia kthen ashpër Merzit të Gjermanisë: Ai s’di se për çfarë flet!

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur ashpër kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, për të cilin tha se “nuk di se për çfarë flet” në lidhje me Iranin.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin “Truth Social”, Trumpi shkroi: “Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se është në rregull që Irani të ketë një armë bërthamore. Ai nuk di se për çfarë flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e tërë bota do të mbahej peng. Unë jam duke bërë diçka me Iranin, mu tani, që kombet e tjera ose presidentët do të duhej ta bënin kohë të gjatë më parë. Nuk është për habi pse Gjermania është kaq dobët, edhe ekonomikisht, edhe në aspekte të tjera”.

Një ditë më parë, kancelari gjerman tha se nuk mund të shihte se cila do të ishte “dalja strategjike” nga lufta me Iranin për ShBA-në dhe se ShBA-ja po “poshtërohet” nga udhëheqësit e Iranit.

“Amerikanët qartazi nuk kanë strategji... Problemi me konfliktet si ky është gjithmonë se nuk të duhet vetëm të futesh në të, duhet gjithashtu të dalësh përsëri. E pamë tërë këtë me dhimbje në Afganistan, për 20 vjet. E pamë në Irak” – tha para disa studentëve në Marsberg kancelari gjerman.

“Një komb i tërë po turpërohet nga lidershipi iranian, sidomos nga e ashtuquajtura Roja Revolucionare. Prandaj, unë shpresoj që kjo të marrë fund sa më shpejt që është e mundshme” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme