Trumpi fyen edhe një gazetare tjetër: “A je budallaqe?”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë një pyetje fyese një gazetareve, pasi ajo e pyeti në lidhje me të shtënat që ndodhën para pak ditëve në Uashington, ku u vra një pjesëtare e Gardës Kombëtare, raporton gazeta "The Independent".
Pasi gazetarja e sfidoi pretendimin e presidentit se administrata e ish-presidentit Joe Biden nuk i kishte kontrolluar si duhet me veting shtetasit afganë që u ishte lejuar hyrja në ShBA, Trumpi e pyeti reporteren: “A je person budalla?”
“Sepse ata e lanë të hynte. A je budallaqe? A je person budalla? Sepse ata erdhën me një aeroplan bashkë me mijëra njerëz të tjerë që nuk duhej të ishin aty, dhe ti vetëm po bën pyetje, sepse je person budalla” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Në javët e fundit, Trumpi ka fyer edhe dy gazetare të tjera. Njërën e ka quajtur “derre”, ndërsa tjetrën “të shëmtuar brenda e jashtë”.