Trump uron fitoren e konservatorëve në Gjermani: “Ditë e madhe për Gjermaninë dhe ShBA-në” - NACIONALE

Trump uron fitoren e konservatorëve në Gjermani: “Ditë e madhe për Gjermaninë dhe ShBA-në”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e krahasoi rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani me atë të SHBA-së, duke theksuar se qytetarët gjermanë janë lodhur nga politikat “pa sens”, veçanërisht në fushën e energjisë dhe emigracionit.

Ai shtoi se fitorja e konservatorëve në Gjermani është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe ShBA-në.

Lajme të ngjashme