Trump: Sulmet amerikane shkatërruan 42 anije të marinës iraniane
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se sulmet amerikane ndaj Iranit kanë dëmtuar ndjeshëm kapacitetet ushtarake të vendit, duke pretenduar se forcat amerikane kanë shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh.
Ai e paraqiti operacionin ushtarak kundër Iranit si një sukses të madh.
Duke iu drejtuar sekretarit të tij të mbrojtjes, Pete Hegseth, ai tha: “Pete, ti je fantastik. Po bën një punë të shkëlqyer. Jam krenar për ty.”