Trump pritet të vendosë tarifë prej 104% për të gjitha importet nga Kina - NACIONALE

Trump pritet të vendosë tarifë prej 104% për të gjitha importet nga Kina

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti Donald Trump pritet të vendosë një tarifë tronditëse prej 104% për të gjitha importet nga Kina të mërkurën, citohet të ketë njoftuar Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, raporton CNN.

Kjo vjen përveç tarifave ekzistuese që ishin në fuqi para mandatit të dytë të Trumpit.

Kina ishte tashmë në pritje të një rritjeje prej 34% të tarifave të mërkurën, si pjesë e paketës së tarifave "reciproke" të Trumpit. Por presidenti shtoi edhe 50% të tjera pasi Pekini nuk hoqi dorë nga premtimi për të vendosur tarifa ndëshkuese prej 34% për mallrat amerikane deri të martën në mesditë, duke e çuar gjithsej në një rritje shtesë prej 84% në detyrime.

Më herët të martën, Ministria e Tregtisë së Kinës tha se “kundërshton fuqishëm” tarifat shtesë prej 50% ndaj importeve kineze, duke i quajtur ato “një gabim mbi një gabim”. Ministria premtoi të përshkallëzojë hakmarrjen ndaj eksporteve amerikane.

Lajme të ngjashme