Trump pret që të paditet ‘nga momenti në moment’ për akuzat e 6 janarit - NACIONALE

Trump pret që të paditet ‘nga momenti në moment’ për akuzat e 6 janarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Donald Trump deklaroi se ai pret se mund të paditet "nga momenti në moment" si pjesë e hetimit të këshilltarit special Jack Smith për kryengritjen e 6 janarit.

Smith ka parë përpjekjet e Trump për të qëndruar në detyrë pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Joe Biden, shkruan The Guardian.

Prokurorët federalë kanë mbledhur prova për të akuzuar Trump për tre krime, siç kishe raportuar The Guardian: pengim i një procesi zyrtar, komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara dhe një statut që e bën të paligjshëm komplotimin për të shkelur të drejtat civile.

Trump, në një postim në Truth Social të hënën, shkroi: Unë supozoj se një aktakuzë nga Jack Smith i çmendur dhe banda e tij shumë partizane e banditëve, që ka të bëjë me fjalimin tim "PAQËSOR DHE PATRIOTIK", do të dalë në çdo moment tani, si një përpjekje tjetër për të mbuluar të gjitha lajmet e këqija rreth ryshfeteve, pagesave dhe zhvatje që vijnë nga 'kampi' i Bidenit. Kjo duket se është mënyra se si ata e bëjnë këtë. NDËRHYRJE NË ZGJEDHJE! SJELLJE E PAPRANUSHEME E PROKURORISË!

Lajme të ngjashme