Trump në Davos: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur, thotë Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik të Davosit.
“Ne mund të debatojmë për këtë, por nuk ka debat. Miqtë kthehen nga vende të ndryshme – nuk dua të fyej askënd – dhe thonë: nuk e njoh më (Europën). Dhe kjo nuk është në kuptim pozitiv, por në një mënyrë shumë negative.
Unë e dua Europën dhe dua ta shoh Europën të ecë mirë, por ajo nuk po shkon në drejtimin e duhur”, tha Presidenti Trump.
Në fjalën e tij, Trump foli edhe për Venezuelën.
“Venezuela do të ecë jashtëzakonisht mirë,” premton Trump, duke thënë se ajo shumë shpejt do të fitojë më shumë para sesa në 20 vitet e fundit.