Trump konfirmon marrëveshjen për “pajisjet më të mira ushtarake” për NATO-n dhe Ukrainën - NACIONALE

Trump konfirmon marrëveshjen për “pajisjet më të mira ushtarake” për NATO-n dhe Ukrainën

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Lidhur me Ukrainën dhe NATO-n, Trump ka konfirmuar se ka rënë dakord për një marrëveshje për dërgimin e armëve në Ukrainë, ndërsa theksoi se SHBA prodhon “pajisjet ushtarake më të mira në botë”, raporton The Guardian.

Pajisjet e reja do të prodhohen për NATO-n dhe do të jenë të gatshme për t'u dërguar më tej në Ukrainë.

“Ne prodhojmë pajisjet më të mira, raketat më të mira, gjithçka më të mirë – dhe kombet evropiane e dinë këtë. Dhe sot kemi arritur një marrëveshje.

Shtetet evropiane e dinë këtë dhe kemi bërë një marrëveshje sot. Do ta le Markun të flasë më shumë për këtë, por kemi arritur një marrëveshje ku do t'u dërgojmë atyre armë, dhe ata do të paguajnë për to.

Ne, Shtetet e Bashkuara, nuk do të bëjmë asnjë pagesë, nuk do t’i blejmë, por do t’i prodhojmë – dhe ata do të paguajnë për to.”

Lajme të ngjashme