Trump i lutet Meta-s t’i rikthejë llogarinë në Facebook - NACIONALE

Trump i lutet Meta-s t’i rikthejë llogarinë në Facebook

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Donald Trump i ka bërë peticion Meta-s që t’i rikthejë aksesin e tij në Facebook, pasi raportohet se ai kërkon ta zhvendosë fushatën e tij presidenciale 2024 në një shpejtësi më të lartë.

Kujtojmë se ish-presidentit amerikan iu ndalua qasja në Facebook dy vjet më parë, pasi ndjekësit e tij sulmuan Kapitolin e ShBA-së, në një përpjekje të pasuksesshme për të ndaluar certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Sipas NBC News, në një letër drejtuar Metës, këshilltarët e Trump kanë argumentuar se ndalimi "shtrembëroi dhe pengoi në mënyrë dramatike diskursin publik dhe duhet të anulohet”.

Është bërë e ditur se Meta ka thënë se në lidhje me kërkesën e tij, “do të shpallë një vendim në javët në vijim”.

Ish presidenti amerikan, Donald Trump kishte përdorur edhe llogarinë e tij në Twitter për të inkurajuar mbështetësit të mblidhen pranë Kapitolit. Në një fjalim të mbajtur para sulmit, ai u bëri thirrje mbështetësve të "luftojnë si në ferr". Më pas ai përdori Twitter-in për të kritikuar zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence, për mos ndalimin e certifikimit gjatë kohës që sulmi ishte në zhvillim e sipër, ku si rrjedhojë edhe Twitter i vendosi ndalim.

Megjithatë, pasi platforma u ble nga Elon Musk muajin e kaluar, Twitter i hoqi ndalimin, por Trump nuk ka postuar që atëherë, duke zgjedhur të qëndrojë në shërbimin e tij rival të mediave sociale, Truth Social.

Lajme të ngjashme