Trump e do Grenlandën, evropianët nxjerrin deklaratë të përbashkët në mbrojtje të saj - NACIONALE

Trump e do Grenlandën, evropianët nxjerrin deklaratë të përbashkët në mbrojtje të saj

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës kanë nxjerrë një deklaratë të përbashkët për Groenlandën, duke theksuar se territori arktik i përket Danimarkës.

“Është për Danimarkën dhe Groenlandën, dhe vetëm për to, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, shkruan The Guardian.

Deklarata nuk i referohet drejtpërdrejt Shteteve të Bashkuara, por thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të Kartës së OKB-së për respektimin e sovranitetit territorial dhe kufijve.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, reagoi menjëherë të hënën kundër thirrjes së ripërtërirë të Trumpit për të marrë nën kontroll Groenlandën, një territor gjysmë-autonom i mbretërisë daneze.

Ajo tha se një sulm nga SHBA ndaj një aleati të NATO-s do të nënkuptonte fundin e aleancës ushtarake dhe të “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”. Një veprim i tillë, paralajmëroi ajo, do të shënonte fundin e “gjithçkaje”.

Në deklaratën e sotme, të publikuar së bashku me udhëheqësit evropianë, theksohet: “Groenlanda i përket popullit të saj. Është për Danimarkën dhe Groenlandën, dhe vetëm për to, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën.”

Komiteti i politikës së jashtme të Danimarkës ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit danez të martën në mbrëmje për të diskutuar marrëdhëniet e mbretërisë daneze me SHBA-në. Në këtë mbledhje do të marrin pjesë ministri i jashtëm, Lars Løkke Rasmussen, dhe ministri i mbrojtjes, Troels Lund Poulsen.

Lajme të ngjashme