Trump: Do të zgjidhim edhe një luftë shumë shpejt
Pas themelimit të Bordit të Paqes, presidenti amerikan Donald Trump,thotë se tani kemi “paqen në Lindjen e Mesme”, përsërit pretendimin e tij se ka zgjidhur tetë luftë dhe më pas sugjeron se “një tjetër po vjen shumë shpejt”.
Ai i referohet luftës Rusi–Ukrainë, duke e quajtur “atë që mendova se do të ishte e lehtë”, por që rezultoi të ishte më e vështira.
“29 mijë njerëz, kryesisht ushtarë, vdiqën muajin e kaluar”, thotë Trump, një bilanc “i tmerrshëm”.
Ai shton se “po bëjmë shumë përparim” në bisedimet e paqes, duke përsëritur atë që dëgjuam më herët sot nga Steve Ëitkoff.