Bota është në mëdyshje: Donald Trump dëshiron të kthehet sërish në Shtëpinë e Bardhë apo jo dhe këtë e ka zbuluar vet ai!
Trump, i cili u votua në vitin 2020 e ka lënë të kuptohet se ai përsëri do të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet që priten të mbahen në nëntor të vitit 2024.
76-vjeçari thotë se e vetmja gjë që duhet marrë parasysh është koha e një shpalljeje publike po ashtu edhe zgjedhjet në Kongres të 8 nëntorit, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për republikanët.
Dhe ky është një sinjal i qartë se Trump do të shpallë zyrtarisht në shtator ose tetor kandidaturën e tij.
Po ashtu ai ka thënë se nëse ai do të kandidojë, ai do të fitoj sërish.
“Shiko, kam shumë besim se nëse vendos të kandidoj, do të fitoj përsëri”.
Këmbanat e alarmit po bien midis strategëve të partisë konservatore për shkak të këtij skenari - madje ka pasur spekulime kohët e fundit për një fushatë që fillon në verë: Ekziston frika se egoja e madhe e Trump mund të errësojë fushatën zgjedhore të Kongresit dhe të zvogëlojë shanset e republikanëve.