Trump bën sulm brutal ndaj Bidenit dhe Prokurorit që ndiqte Thaçin derisa uron Krishtlindjet
Ish presidenti amerikan Donald Trump ka vazhduar me fjalët e pabesueshme të ashpra derisa... ka uruar Krishtlindjet.
“Raporti i Komitetit të Pazgjedhur për 6 Janarin është mashtrim, s’ka dallim prej Rusisë, Rusisë, Rusisë, dhe krejt mashtrimeve tjera që demokratët me dezinformata kanë mbjellur për vite të tëra,” – shkroi Trump, përcjell MSN.
“Nëse s’do të kisha qenë përpara në sondazhe, kundër të dyja partive, kjo vazhdimësi e gënjeshtrave do të përfundonte shpejt. Fitova më 2016, dola edhe më mirë më 2020 (Të Kurdisura!) dhe marksistët radikalë nuk duan të përballen kundër meje ose MAGA-s (fushatës së tij) më 2024. S’kam të bëjë gati asgjë me 6 janarin. Liri e shprehjes!” - vazhdoi ai.
Komiteti i përzgjedhur i Kongresit gjatë kësaj jave që po hetonte sulmin ndaj Kapitolit amerikan i kishte bërë thirrje departamentit të Drejtësisë që të ndiqte Trumpin për nxitjen e rebelimit.
Paneli kishte dërguar prova te prokurori i pavarur Jack Smith, i cili po mbikëqyr hetimet për këtë rast.
“Nëse provat janë siç i kemi prezantuar, jam i bindur që Departamenti i Drejtësisë do të ngris padi ndaj ish presidentit Trump,” – tha kryesuesi i Komitetit, Bennie Thompson për CNN-in.
76 vjeçari Donald Trump po ashtu po përballet me hetime kriminale dhe civile sa i përket praktikave dhe përpjekjeve të tij biznesore për të përmbysur humbjen e tij në shtetin e Georgias.
Por, ja çka shkroi Trump në urimin e tij të Krishtlindjeve, ku ngriti pretendime edhe për familjen e Prokurorit Jack Smith.
“Urime Krishtlindjet për TË GJITHË, përfshirë marksistët radikalë të majtë që po provojnë ta shkatërrojnë vendin tonë, FBI-në që paligjshëm po detyrojnë dhe paguajnë mediat sociale që të shtyjnë përpara demokratët e paaftë kundër Donald Trumpit të shkëlqyer që e do Amerikën, dhe natyrisht, Departamentin e Padrejtësisë, që caktoi një “Prokuror” Special i cili, së bashku me gruan dhe familjen e tij e URREN Trumpin më shumë se çdo person në tokë. Urime për të gjithë!”
Disa ditë më parë, ish i dërguari special i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pati një përplasje të ashpër me gazetën The Daily Beast për një shkrim që këta të fundit e kishin bërë për Prokurorin Special Jack Smith. Ai madje kishte zbuluar edhe disa prapaskena që nuk ishin thënë më herët në publik.

