Tash po e ndjek Trumpin: The Daily Beast shkruan për punën e bërë nga Prokurori Jack Smith në Gjykatën Speciale - NACIONALE

Tash po e ndjek Trumpin: The Daily Beast shkruan për punën e bërë nga Prokurori Jack Smith në Gjykatën Speciale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediumi i famshëm amerikan The Daily Beast ka bërë një shkrim për Prokurorin Special Jack Smith që deri para pak kohe ishte hiç më pak se Kryeprokuror i Gjykatës Speciale që po përndiqte Thaçin dhe liderët tjerë të UÇK-së. Çka shkruhet aty?

Ky artikull është titulluar “Prokurori Special në rastin e Trumpit ka histori në paditë që i ka bërë ndaj Presidentëve”. Si fotografi balline e këtij artikulli është vënë vetë fotografia e Jack Smith, por edhe ajo e ish presidentit të UÇK-së veshur me rroba ushtarake të FSK-së.

Prokurori Special Smith dha dorëheqje si Kryeprokuror i Speciales vetëm pak kohë më parë, duke marrë vëmendjen e gjithë botës me pozitën e re: Prokuror Special në rastin kriminal kundër ish presidentit Donald Trump.

Çka shkruhet në artikull?

Në fakt, ky artikull është mjaft i rëndë për Kosovën dhe për ish presidentin Thaçi derisa lavdëron punën e bërë nga Jack Smith.

“Dëshmitarët kishim humbur shpresën e ishin zhdukur. I dyshuari numër 1 për krimet ishte bërë president. Dhe padia e shumëpritur ishte bërë e paarritshme. Atëherë, prokurori amerikan Jack Smith mori rastin në dorë, duke i dërguar hetuesit e tij në një mision agresiv për të rikthyer mbrapsht besimin e tyre duke iu vënë pas politikanëve gojëkyqur dhe militantët nacionalistë që i kishin mbajtur të heshtur.” – janë fjalët e para të këtij shkrimi tmerrues.

Daily Beast përmes gazetarit Jose Pagliery po fliste për Kosovën. Për Hashim Thaçin. Për UÇK-në.

“Kjo mund të jetë një përvojë e paçmueshme (për Jack Smithin)” – shkruhet më tej derisa tregohet që artikulli në fjalë përbën vështrimin më gjithëpërfshirës të asaj që ai kishte arritur në gjykimin e Thaçit.

Williamsoni, Schwendimani

Autori i shkrimit foli edhe me Clint Williamsonin, që kishte udhëhequr hetimet deri në vitin 2014.

“Opresioni serb ishte i tmerrshëm. UÇK-ja mor ishumë merita nga populli që doli e i luftoi serbët. Ata kishin statusin e heroit. Ajo që ndodhi është se Thaçi me të tjerë e shfrytëzuan këtë gjë për të çuar përpara fatet e tyre politike,” – ishin fjalët e cituara të z. Williamson.

“Po na e sulmojnë pavarësinë, lirinë. Kjo formulë funksionoi për vite të tëra. Duke tentuar ta kolektivizonin këtë gjë, ata provuan të minonin procesin gjyqësor,” – vazhdoi më tej ai.

Komentet e z. Williamson mbi punën që e ka bërë Smith në hetimin dhe përndjekjen e Thaçit me të tjerët vazhdojnë më tej:

“Këto nuk dallojnë nga përndjekjet e krimit të organizuar. Një bos i mafisë shumë rrallë e tërheq këmbëzën e revoles vetë. Ai e urdhëron dikë tjetër. Duhet të zhvilloni lidhjet mes tërheqësit të këmbëzës dhe shefit të madh që ka dhënë urdhërat për atë gjë – apo që ka krijuar kushtet që ajo të ndodh,” – tha z. Williamson.

“Kjo ishte një zonë ku Jacku bëri shumë progres, duke i paraqitur këto marrëdhënie në strukturat e Kosovës... kush ishte përgjegjës për çka.”

“S’mund ta kishin zgjedhur një person më të mirë për atë gjë... Jacku është një prokuror i zoti. Ai nxit stafin që të punojë fort. Ai është i zellshëm dhe i përpiktë deri në detaje,”- shtoi më tej z. Williamson.

E në këtë shkrim përveç Williamsonit foli edhe David Schwndiman, që po ashtu kishte udhëhequr hetimet.

“Kam respektin dhe admirimin absolut për atë burrë (Jack Smithin). Ai është shumë shumë i mençur. Etika e tij e punës është e jashtëzakonshme,” – ka thënë ai.

Ndërkohë, ja si përfundon artikulli me një paralajmërim mjaft të errët për Thaçin:

“Krejt sytë janë drejtuar kah Smithi derisa amerikanët me ankth presion padinë e mundshme ndaj Trumpit, që mund të vijë për disa javë, muaj apo fare hiç. Por ata që i kushtojnë vëmendje matanë Atlantikut mund ta shohin shpejt se sa efektiv që ai (Jack Smithi) është. Ish presidenti i turpëruar i Kosovës pritet të dalë para gjyqit në fillim të vitit 2023."

Lajme të ngjashme