"Tregojini Putinit": Zelenskiy e pranon që Ukraina e nisi kundër-ofenzivën, bëhet sikur s'e njeh presidentin rus - NACIONALE

"Tregojini Putinit": Zelenskiy e pranon që Ukraina e nisi kundër-ofenzivën, bëhet sikur s'e njeh presidentin rus

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, duket se ka konfirmuar që kundër-ofenziva e shumëpritur e vendit të tij ndaj Rusisë ka filluar.

“Kundër-ofenziva dhe veprimet defanzive po zënë vend,” – tha ai.

Por ai shtoi se nuk mund të fliste në detaje se në cilën fazë apo gjendje ishte kundër-ofenziva, raporton BBC, përkthen në shqip Nacionale.

Komentet u bënë pas një eskalimi në luftime në jug dhe në lindje të Ukrainës dhe spekulimeve rreth progresit të shtytjes së paralajmëruar gjatë.

Trupat ukrainase raportohet se kanë avancuar në lindje afër Bakhmutit dhe në jug afër Zaporizhzhias, dhe kanë kryer sulme me rreze të gjatë në shënjestrat ruse.

Por të kuptuarit e realitetit nga vijat e frontit është gjë e vështirë, me të dy palët që prezantojnë narrativa kundërshtuese: Ukraina pretendon se ka bërë përparime dhe Rusia se po i reziston sulmeve.

Ndërsa në rajonin Kaluga të Rusisë – që kufizohet me distriktet jugore të Moskës – guvernatori Vlladisllav Shapsha tha në Telegram se një dron ishte përplasur pranë fshatit Strelkovk të dielen. BBC nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur të verifikonte raportimin.

Presidenti rus Vladimir Putin tha në një video-intervistë të publikuar të premten se forcat ukrainase e kishin nisur ofenzivën e tyre por përpjekjet e tyre për avancime kishin dështuar me viktima të shumta.

Duke folur në Kiev të dielen, Zelenskiy i përshkroi fjalët e liderit rus si “interesante”.

Ai rrudhi supet, ngriti vetullat dhe pretendoi se nuk e dinte kush ishte z. Putin, Zelenskiy tha që ishte e rëndësishme që Rusia ta kuptonte se “nuk e kishin gjatë”.

Ai shtoi po ashtu se komandantët e Ukrainës ishin në disponim të mirë, duke shtuar “tregojini për këtë gjë Putinit.”

Megjithatë, shpresat e Ukrainës për avancime në rajon mund të pengohen nga përmbytjet e mëdha të shkaktuara në jug të vendit pas shkatërrimit të digës së Nova Khakovas javën e kaluar.

Lajme të ngjashme