Tornado e fuqishme sjell shkatërrim në Misisipi të Amerikës, 24 viktima - NACIONALE

Tornado e fuqishme sjell shkatërrim në Misisipi të Amerikës, 24 viktima

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi një tornado vdekjeprurëse ka goditur shtetin amerikan të Misisipit, 24 persona kanë mbetur të vdekur ndërsa ende janë duke vazhduar përpjekje për kërkim-shpëtim të personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

CNN raporton se tornado ka shkatërruar disa zona rurale, duke shembur pemë e linja elektrike.

Përderisa edhe disa shtete jugore janë përfshirë nga një stuhi e fuqishme, në Misisipi u krijua tornado duke shkaktuar dëme katastrofike me shkatërrim të dhjetëra ndërtesave e rrotullim të makinave.

Duke folur për CNN, kryetari i qytetit të vogël Rolling Fork, ka thënë se qyteti është zhdukur.

"Qyteti im është zhdukur. Por ne jemi elastik dhe do të kthehemi,”- ësHtë shprehur Eldridge Walker.

Ai më tej ka shtuar se kishte shumë familje të prekura dhe të lënduara, dhe se gjithçka që mund të shihte ishte “shkatërrim”.

Lajme të ngjashme