Tetë fëmijë të plagosur në Francë, tre në rrezik për jetën - sulmuesi një azilkërkues sirian - NACIONALE

Tetë fëmijë të plagosur në Francë, tre në rrezik për jetën - sulmuesi një azilkërkues sirian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

( E përditësuar - 11:39) - Tetë fëmijë të vegjël dhe një person i rritur janë lënduar nga sulmi me thikë në Annecy, qytezë në alpet franceze, afër kufirit me Zvicrën, i tha agjencisë “Reuters” të enjten policia franceze.

Sipas televizionit BFM TV, sulmi ndodhi në një park dhe se sulmuesi i dyshuar është azilkërkues sirian. Për prejardhjen siriane të autorit të dyshimtë të sulmit kanë raportuar edhe gazeta “Le Parisien” dhe agjencia AFP.

Në mesin e të lënduarve, dy fëmijë dhe një i rritur janë në gjendje kritike. Sipas policisë franceze, ata janë në rrezik për jetën.

_____________

(11:10) Disa fëmijë janë therur gjatë një sulmi në një park afër Liqenit “Annecy” në juglindje të Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, raporton televizioni BBC. Ai konfirmoi se sulmuesi i dyshuar është arrestuar.

Zyrtari rajonal, Antoine Armand, e përshkroi sulmin si të neveritshëm dhe tha se autoritetet janë duke e hetuar rastin.

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, është rrugës për në vendin e ngjarjes.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se gjashtë fëmijë janë lënduar, ndërsa mediet lokale thanë se dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Televizioni BFM TV raportoi se fëmijët e sulmuar janë rreth 3-vjeçarë.

Asambleja Kombëtare e Francës mbajti një minutë heshtje, ndërsa rrugët përreth vendit të ngjarjes janë bllokuar.

Lajme të ngjashme