"Thellimi i partneritetit ruso-kinez": Çfarë u diskutua midis Putinit e Xi-së? - NACIONALE

"Thellimi i partneritetit ruso-kinez": Çfarë u diskutua midis Putinit e Xi-së?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përderisa lideri kinez Xi Jinping ndodhet në vizitë në Moskë, ai ka vazhduar bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin të cilat janë vëzhguar me interes edhe nga liderët perëndimorë.

Çfarë kanë diskutuar Xi dhe Putin gjatë dy ditëve:

Partneriteti Kinë-Rusi: Putin e ka quajtur Xi-në një "mik" me të cilin është "në kontakt të vazhdueshëm", duke i përshkruar të gjitha diskutimet në Moskë si “të suksesshme”, ndërkohë XI ka thënë se e ka ndërtuar një “marrëdhënie të ngushtë” me Putinin gjatë dekadës së fundit.

CNN shkruan se kjo vizitë që ka treguar një shfaqje uniteti ka rritur edhe më shumë shqetësimet perëndimore se Pekini do të sigurojë mbulim për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Çfarë thanë liderët për Ukrainën: Sipas medias shtetërore kineze People-s Daily, Xi dhe Putin kanë bërë thirrje për t'i dhënë fund veprimeve që "rrisin tensionet" dhe zgjasin luftën në Ukrainë. Dy liderët kanë marrë pjesë në një ceremoni të nënshkrimit të dokumenteve në Kremlin, ku kanë thënë se kriza ukrainase duhet të zgjidhet përmes bisedimeve të paqes.

Një darkë shtetërore dhe një dolli: Për të mbyllur ditën e dytë të bisedimeve, Putin dhe Xi kanë marrë pjesë në një darkë shtetërore. Putin ka mbajtur një fjalim në të cilin ka ngritur dolli për shëndetin e Xi-së dhe delegacionit kinez, "thellimin e partneritetit ruso-kinez dhe bashkëpunimin strategjik", si dhe "prosperitetin e popullit rus dhe kinez".

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka "parë disa shenja" se Rusia ka të ngjarë të ketë kërkuar ndihmë vdekjeprurëse nga Kina për të forcuar luftën e Moskës në Ukrainë. Ai ka shtuar se vizita tre-ditore e Xi-së në Moskë sinjalizon lidhjet më të ngushta që zhvillohen midis Kinës dhe Rusisë.

Lajme të ngjashme