The Sun: Von der Leyen është në garë për t’u bërë sekretare e NATO-s - NACIONALE

The Sun: Von der Leyen është në garë për t’u bërë sekretare e NATO-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta e njohur britanike, “The Sun”, duke cituar një burim diplomatik, raportoi të premten se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është në garë për t’u bërë sekretare e NATO-s.

Në raport thuhet se disa shtete të NATO-s kanë sugjeruar që Von der Leyen ta marrë pozitën e rëndësishme në aleancë në tetorin e këtij viti, raporton agjencia “Reuters”.

Sekretari i tanishëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të largohet nga pozita në tetor, pasi mandati i tij është zgjatur tri herë dhe ka shërbyer gjithsej gati nëntë vite.

Duke cituar burime britanike, gazeta “The Sun” raporton se ka gjasa që Britania ta kundërshtojë me veto kandidaturën e zonjës Von der Leyen, e cila ka shërbyer si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, duke e përmendur punën e dobët gjatë angazhimit për Forcat e Armatosura të Gjermanisë.

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” raportoi se në mesin e kandidatëve kryesor për sekretar të NATO-s janë edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, dhe ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace.

Lajme të ngjashme