Tetë të vdekur, përfshirë dy fëmijë, nga shembja e disa banesave në Brazil - NACIONALE

Tetë të vdekur, përfshirë dy fëmijë, nga shembja e disa banesave në Brazil

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën tetë persona kanë vdekur nga shembja e një blloku banesor në qytetin Recife, në verilindje të Brazilit, sipas ekipeve të shpëtimit.

Dy fëmijë, të moshave 5 dhe 8-vjeçare, ishin në mesin e viktimave, kur blloku u shemb të premten, raporton televizioni BBC.

Shkaku i shembjes së banesave nuk qe menjëherë i qartë, por në qytetin Recife ka pasur reshje të dendura të shiut ditëve të fundit.

Raportohet se katër persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa gjashtë të tjerë janë ende të zhdukur në lagjen Janga.

Shembja e ndërtesës ndodhi në pjesën periferike, Paulista, ku disa banorë e quajtën këtë lloj blloku 4-katësh “bllok arkivolesh”, duke u ankuar për cilësi të dobët të ndërtimit.

Zyrtarët kanë thënë se ndërtesa u shemb rreth orës 6 e 35 minuta të mëngjesit të premten, kur shumë banorë, me gjasë, ishin ende në gjumë.

Sipas mediumit “Globo”, në mesin e viktimave ishin edhe një nënë 43-vjeçare dhe i biri i saj 19-vjeçar.

Guvernatori lokal tha të premten se reshje të reja shiu priten në atë zonë dhe se njerëzit duhet të sigurohen për t’u vendosur në ndërtesa të sigurta.

Lajme të ngjashme