Po luanin kriket, tetë fëmijë vdesin nga rrëshqitja e dheut në Pakistan - NACIONALE

Po luanin kriket, tetë fëmijë vdesin nga rrëshqitja e dheut në Pakistan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë fëmijë vdiqën dhe një tjetër u lëndua të enjten nga rrëshqitja e dheut në distriktin Shangla, që shtrihet në pjesën veriore të Pakistanit.

“Tetë trupa dhe një vajzë e lënduar janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital”- tha zëvendëskomisionari rajonal, Hassan Abid, raporton agjencia “Anadolu”, duke cituar një medium lokal.

Fëmijët u mbuluan nga rrëshqitja masive e dheut përderisa po luanin kriket, shtoi zyrtari pakistanez. Kriketi është lojë e popullarizuar në Pakistan.

Në provincën Punjab, reshjet e dendura gjatë dy ditëve të kaluara kanë shkaktuar shembje të mureve dhe kulmeve, duke rezultuar në 17 të vdekur e 19 të lënduar.

Provinca pati reshje të dendura për të dytën ditë rresht të enjten, tha Autoriteti Provincial për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Lajme të ngjashme