Tetë të vdekur nga vërshimet në jug të Khersonit, sipas një zyrtari pro-rus - NACIONALE

Tetë të vdekur nga vërshimet në jug të Khersonit, sipas një zyrtari pro-rus

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe për pesë raste fatale është raportuar në jug të Khersonit si rezultat i vërshimeve pas shkatërrimit të digës në Kakhovka të Ukrainës, sipas një zyrtari të emëruar nga Rusia.

Rastet e reja e çojnë në tetë numrin e përgjithshëm të të vdekurve në zonën e kontrolluar nga rusët, në jug të lumit “Dnipro”, tha zyrtari Vladimir Saldo, raporton televizioni BBC.

“Fatkeqësisht ka pasoja në njerëz… Numri i tyre ka shkuar në tetë”- tha ai.

Për pesë viktima të tjera është raportuar në zonën e kontrolluar nga forcat ukrainase, në veri të lumit “Dnipro”.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga vërshimet ka shkuar në 13, edhe pse organizatat humanitare kanë paralajmëruar se numri i viktimave ka gjasë që të jetë më i lartë.

Lajme të ngjashme